Grabitja e thasëve me para në Rinas, kush është Klement Çala dhe rekordet kriminale të tij
Eshtë mësuar emrin e njëri prej grabitësve të identifikuar nga policia në lidhje me grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Personi i dyshuar si një prej grabitësve është identifikuar si Klement Çala, 31-vjeçari nga Elbasani.

Klement Çala nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ai rezulton të jetë me precedentë të mëparshme penale.

Ai është një nga shtatë të dyshuarit e grabitjes rrugës për në Rinas.

Çala është një individ me një kartelë të pasur kriminale pasi ka qënë i akuzuar edhe në Greqi për grabitjen e 1 milionë eurove bashkë me Admir Muratajn dhe është i shpallur në kërkim nga viti 2013.

Për shkak të lidhjeve me pjestarët e bandës që janë arrestuar mendohet se edhe Çala është bashkëautor i grabitjes së Rinasit më 9 shkurt ku u morën plot 3.2 milionë dollarë.

Gjithashtu, Çala është ndër pjesëtarët e grupit të Ilir Kupës që u arratisën nga burgu i Trikallës në Greqi.

Ai së bashku me Ilir Kupën dhe Admir Muratajn kaluan kufirin e gjelbër dhe u fshehën në Shqipëri. Mirëpo, Klement Çala është arrestuar më parë në Vlorë, por mbetet mister se si është liruar nga gjykata me gjithë akuzat e ngritura ndaj tij.

Ndërkohë Calaj dyshohet se është edhe njëri prej grabitësve të miliona eurove që u grabitën 10 ditë më parë në Rinas, ku humbi jetën edhe bashkpunëtori i grupit Admir Muratja./albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori