Grabitja e të moshuarve në Gjirokastër, policia zbulon autorin
Pëlqej
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në mëngjes në Gjirokastër, ku një i moshuar u grabit me dhunë.

Sipas policisë i arrestuari i cili dyshohet të jetë autori është shtetasi Arbland Demçaj, banues ne Gjirokastër.

Njoftimi i plotë

Zbardhet në kohë rekord vjedhja me dhunë e banesës së shtetasit A.Ç, 67 vjeç, ndodhur në orët e para të mëngjezit të datës 21.03.2017

Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes.

Gjenden dhe sekuestrohen edhe provat materiale të vjedhura në banesë nga autori.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vjedhur me dhunë banesa e shtetasit A.Ç, në lagjen Manalat, Gjirokastër, nga një person i paidentifikuar dhe i maskuar, ku të pranishëm në momentin e ngjarjes kanë qënë të zotët e banesës shtetasit A.Ç, 67 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja L.Ç 58 vjeçe, me të cilët autori i ngjarjes është konfliktuar, ju informojmë se:

Pas një pune intensive të bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja në kohë e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

Arbland Demçaj, 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy telefona celular të markës Samsung, disa bizhuteri, një unazë e një varëse, sende këto të vjedhura në banesë, ndërsa sasinë prej 10.000 lekësh aurori e kishte shpenzuar në lojra fati.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, vepër kjo e parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori