Grabitja e taksistit, babai i autorit: Ishte i varfër
Policia e Tiranës ka marrë në pytje Eduart Budinin 30 vjeç që u ndalua dje në Gjirokastër, pasi dyshohet të jetë autor i grabitjes së taksistit H.H., është punonjës i repartit FNSH të Fierit.

Punonjësi i Policisë në Repartin e Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, ishte i emëruar me detyrë në Dragot të Tepelenës. Budini, nga qyteti i Këlcyrës, pjesë e Policisë së Shtetit, ka shërbyer si pjesë e Sektorit të Komandove në Forcat e Armatosura i rekrutuar në Policinë e Shtetit dy vite më parë.

Babai i tij, Feti Budini, për gazetën Panorama, tha se ai kishte aplikuar edhe për t’u bërë pjesë e repartit RENEA, por nuk kishte arritur. Eduart Budini jeton në Këlcyrë dhe gjendja e tij ekonomike është e vështirë, përfshirë edhe problemet familjare që ai ka, pasi ishte në proces ndarjeje me gruan. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2016, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori