Grabitja e Rinasit, zbulohet fotoja dhe roli i dibranit në vjedhjen e bankës

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Janë zbuluar të tjera detaje rreth grabitjes së Rinasit ku u morën 3.2 milionë Dollarë si dhe është zbuluar fotoja e pjestarit të 5 të bandës të shpallur në kërkim, Admir Çerpja.

Prokuroria ka mundur të zbardhë rolin e tij në grabitjen e 3 dhjetorit 2015 ku u morën rreth 3,8 milion euro. Çerpja ka patur njohje me komandon Neim Avdulaj, me cilin është njohur me anë të një kushëririt të tij që punonte në ushtri bashkë me riun nga Vlora.

Sipas dosjes hetimore në 3 dhjetor 2015, Ditjon Memlika i ka dërguar një mesazh ne telefon Avdulajt se me tekstin, “sot kishte lëvizje”. Ky i fundit nga ana e tij është takuar me disa miq të tij në një lokal përballë bankës në bulevardin “Zogu i Parë”.

Pasi kanë dalë paratë ai ka lajmëruar me mesazh një numër të cilin e kishte shkruar në telefon me emrin “Shoku”, shkruan Tv Klan.

Më pas grabitja është kryer nga pjesa tjetër e grupit ku dyshohet se bëjnë pjesë i arrestuari Ernest Kupa si dhe dy personat e shpallur në kërkim Admir Çerpja dhe Admir Murataj.

Në dosje shpjegohet edhe momenti kur tre të arrestuarit Fation Xhyliu, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj kanë marrë paratë. Avdulajt i janë sjellë paratë në 5 çanta nga një person me emrin Adi i cili dyshohet se është Admir Çerpja. Gjithsej i janë sjellë 560 mijë paund britanik, 20 mijë dollarë australiane dhe disa mjera dollarë amerikan.

Më pas Avdulaj i ka ndarë duke i dërguar nga rreth 100 mijë paund Ditjon Memlikës e Fation Xhyliut. Këtij të fundit ia ka dërguar me makinë me qera në fshatin e tij, në Lushnjë. Kjo dosje i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton për grup të strukturuar kriminal./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori