Kievi konfirmon dorëzimin e ushtarëve ukrainas në Mariupol, por jo shifrën e saktë

Kievi ka konfirmuar lajmin për dorëzimin e ushtarëve ukrainas në Mariupol, por ka përgënjeshtruar shifrën e pretenduar nga rusët.

Oleksiy Arestovych, këshilltari kryesor i Zyrës së Presidentit të Ukrainës konfirmoi se disa ushtarë nga Kievi u kapën robër nga rusët në Mariupol.

“Më duhet të them se një pjesë e Brigadës së 36-të të Marinës është zënë rob, shpjegoi ai, por nuk janë një mijë veta, është gënjeshtër totale. Janë shumë më pak”, citohet të këtë thënë këshilltari presidencial sipas medias ukrainase.