Grabitja e Rinasit, Krimet e Rënda lënë në burg 4 prej të arrestuarve
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 4 prej të arrestuarëve si autorë të dyshuar për grabitjen e parave të bankës në Qafë Kashar.

Ndaj Fation Xhyliu, ish-punonjës i policisë private; Ditjon Memlikës, ish-efektivi i FA-së; Neim Avdulajt, dhe Ernest Kupës, Krimet e Rënda kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.
Komunikim i masës ndaj tyre, u bë pasi çështja për grabitjen e parave të bankës i kaloi Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Fation Xhyliu besohet se ëshë personi që ka dekonspiruar grupin e grabitësve. Më herët, edhe Gjykata e Tiranës ka dhënë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Por në atë seancë Xhyliu ka mbajtur qëndrim pohues edhe përpara gjykatës, duke mos kundërshtuar në asnjë moment provat dhe akuzat e prokurorisë.

Ndërkohë që kjo e fundit i është referuar më tepër provave dhe fakteve që kanë të bëjnë më së shumti me grabitjen e dhjetorit të vitit 2015, ku Xhyliu ka patur rolin e informatorit, pasi ishte pjesë e policisë private, që kishte marrë përsipër transportin e vlerave monetare.

Ndonëse vetë Xhyliu u shpreh i penduar në sallën e gjyqit, duke pranuar grabitjen, por ende nuk dihet nëse ai e ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa avokati i tij mbrojtës akuzoi prokurorinë se ka shkelur të drejtat e klientit të tij.

Më pas Gjykata e Tiranës ka dhënë të njëjtën masë sigurie edhe për Ditjon Memlikën, ish-efektiv i Forcave të Armatosura.

Sipas prokurorisë, të dy të akuzuarit në fjalë janë të dyshuar edhe për grabitjen e para disa ditëve në rrugën e Rinasit.

Qëndrim pohues ndaj akuzave ka mbajtur edhe ish-efektivi i FA-së, Ditjon Memlika, i cili gjithashtu nuk ka kundërshtuar faktet e paraqitura nga prokuroria./albeu.com/

Shtuar më 24/02/2017, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori