Grabitja e Rinasit, arrestohet personi që ndihmoi nga brenda autorët
Është arrestuar një person i cili ndihmoi grabitësit e Rinasit ku u vodhën 4.6 milion euro.

I arrestuari punonte në zonën e përpunimit të mallrave dhe lekëve.

Punonjësi gjithashtu ndihmoi grabitësit për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë shpallur dhe persona të tjerë në kërkim, ku Prokuroria prej 4 ditësh po merr në pyetje punonjës të ICTS në Rinas. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2019, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori