Grabitja e Rinasit, Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Dash Kupën
Dash Kupa, një prej të dënuarëve për grabitjen e Rinasit është lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda deri në përfundim të hetimeve. 41-vjeçari u arrestua më 21 shkurt në pikën kufitare të Morinës.

Në dëshminë e tij para policisë Kupa ka mohuar akuzat dhe përfshirjen në grabitje. “Ditën kur ka ndodhur ngjarja, madje para, gjatë dhe pasi ka ndodhur grabitja, unë kam qenë në picerinë që kam bashkë me djalin e xhaxhait. Këtë mund ta provoni lehtësisht.

Shkoni shikoni kamerat e sigurisë”, është shprehur Kupa pas arrestimit.

Dash Kupa është edhe bashkëpronar i picerisë, që ndodhet pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, ndërsa rezulton të ketë qënë i dënuar edhe në shtetin fqinj, Greqinë. 41-vjeçari sipas policisë ka pasur funksioninin e organizatorit në grup dhe nuk ka kryer veprime aktive, ashtu siç dyshohet kushëriri i tij, shkruan BW.

Ai dyshohet se ka përgatitur planin e masave, si dhe ka koordinuar grupet në terren me informatorët.

Por vetë i arrestuari, njësoj si i djali i xhaxhait të tij, Ernest Kupa, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke mos pranuar ngjarjen. Madje ai ka paraqitur edhe një alibi para hetuesve.

Të arrestuarit janë:

Deri tani numri i të arrestuarve për grabitjen e 9 shkurtit ka shkuar në tetë.

1- Fatjon Xhyliu – arrestuar më 14 shkurt 2017

2- Ditjon Memlika – arrestuar më 14 shkurt 2017

3- Neim Avdylaj – arrestuar më 14 shkurt 2017

4- Ernest Kupa – arrestuar më 14 shkurt 2017

5- Admir Çerpja – arrestuar me 18 shkurt 2017

6- Dash Kupa – arrestuar më 21 shkurt 2017

7-Aleksandër Murataj – arrestuar më 14 mars 2017

8- Dritan Sinani – arrestuar më 14 mars 2017/albeu.com/


Shtuar më 18/03/2017, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori