VIDEO/ Tërmeti, qytetarët mbushin sheshet pas lëkundjeve, sizmiologët theksojnë se s’ka vend për panik

Sizmiologët kanë qetësuar qytetarët e vendit që të mos futen në panik për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit gjatë mbrëmjes së sotme, megjithatë shumë prej banorëve të Tiranës kanë zgjedhur të dalin në rrugë.

Sizmologu i njohur Shyqyri Aliaj thotë për AlbEu.com se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Nuk është për t’u shqetësuar nga ky tërmet me magnitude 4.6 me epiqendër në Bulqizë”, tha ai.

Siç shihet edhe në një video të siguruar nga AlbEu.com, një numër i madh qytetarësh kanë dalë me makinat e tyre në qendër të Tiranës, të frikësuar nga lëkundjet.

Tërmeti pati një magnitudë 4.7 të shkallës Rihter si edhe u pasua nga një tjetër lëkundje me magnituë 4.1 të shkallër Rihter. Sipas IGJEUM nga lëkundjet u shënuan disa dëmtime të lehta në zonën e Klosit. /albeu.com


Shtuar 15.01.2023 23:43