Grabitja e parave/ Qato: Autoblindat nuk njoftuan policinë! 7 shkeljet e shoqërisë
Pas grabitjes së bujshme të ndodhur ditën e djeshme rrugës për në Rinas ku u vodhën një shifër deri në 2.5 milionë euro, policia e Shtetit ka dalë në konferencë për mediat ku ka analizuar edhe njëher ngjarjen e djeshme.

Sipas policisë së Shtetit faji për këtë ngjarje qëndron më së shumti tek shoqëria e policëve privatë të cilës i është hequr licenca dhe vetë policët të cilët janë vënë në pranga.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Altin Qato të gjitha kompanitë private e ruajtjes së sigurisë do t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm ku do të vlerësohen nëse plotësojnë ose jo kriteret.

Qato vazhdoi duke sqaruar se nga hetimet e kryera ka rezultuar se mjetet e transportit të parave nuk kanë njoftuar policinë për grabitjen e ndodhur në Rinas.

Sipas Qatos, janë jo të pakta rastet, kur këto kompani privateruajtjes së sigurisë, evidentohen me shkelje dhe me paga qesharake për punonjësit.

Për këtë arsye, me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako është ngritur edhe një grup i posaçëm që do të bëjë kontrollin e këtyre shoqërive private të sigurisë.

“Mjetet e transportit të parave nuk kanë njoftuar policinë.

Shoqëritë bankare lidhin kontrata fiktive, jashtë kritereve ligjore, dhe me paga qesharake.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me bankat e Shqipërisë po punojnë për përmirësimin e sigurisë dhe ruajtjes së tyre.

Me urdhër të Drejtorit të Policië së Shtetit është ngritur një grup pune, për kontrollin dhe verifikimin e të gjithë shoqërive të ruajtjes fizike. Mos përmbushja e kritereve do të çojë në heqjen e liçencës dhe madje deri në ndjekje penale.” theksoi Qato.

Rregullat e shkelura nga shoqëria e sigurisë fizike:

– Mjete ishin të modifikuara dhe nuk plotësonin kriteret pavarësisht se në lejet e transportit rrugor nga Drejtoria përkatëse është shkruar mjet për transport të veçantë.

– Kamerat e sigurisë në mjet nuk ishin të instaluara.

– Njëri nga drejtuesi e mjetit nuk ka qenë i autorizuar për të lëvizur me këtë mjet.

– Nuk kanë përdorur armët ashtu siç parashikohen në ligj për raste të tilla.

– Mjetet e monitorimit nuk ishin të certifikuara.

– Të dy automjetet nuk kishin logon e shoqërisë së transportit të parave.

– Nuk është kërkuar bashkëpunimi me forcat e policisë.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, gjatë paradites së sotme u vendos heqja e certifikatës së shoqërisë së transportit./albeu.com/


Shtuar më 10/02/2017, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori