GRABITJA/ Policia Private do transportonte edhe sot para në Rinas, i hiqet licenca

Ditën e sotme policia bëri me dije se pas grabitjes së ndodhur ditën e djeshme në aksin Tiranë-Rinas, i është hequr licenca shoqërisë private e cila kishte për detyre transportimin e parave drejt Rinasit e më pas me destinacion Vjenën.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shoqëria e pezulluar tashmë, kishte edhe sot në axhendë dërgimin e një tjetër sasie parash drejt Rinasit po për shkak të heqjes së licencës kjo gjë i është refuzuar.

Rikujtojmë që ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orën 11:30, në Qafë-Kashari, pranë rrugës për në Rinas.

Nga burimet e para mbi ngjarjen u tha se pesë persona të armatosur dhe të veshur me kamuflazh të zi arritën të merrnin nën kërcënimin e armëve një shumë e cila mund të shkoje deri në 2 milionë euro.

Autorët fillimisht kanë goditur blindat me armë dhe mjete të forta dhe më pas nën kërcënimin e armëve kanë marrë plot 7 thasë me para. Pas largimit nga ngjarja dy makinat që kryen grabitjen janë gjetur të djegura pranë urës së Limuthit, afër Qafë-Kasharit./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori