Grabitja e dosjeve sekrete, rojet e sigurisë përfundojnë në polici
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet në lidhje me grabitjen që ndodhi gjatë natës.

Sipas informacioneve të para nuk ka ndonjë detaj në lidhje me grabitësit, por është regjistruar një procedim penal.

Bëhet me dije se organi i akuzës gjatë hetimeve, ka shoqëruar dy rojat e sigurisë që kanë qenë në turn gjatë natës, po ashtu ka shoqëruar dhe sanitaren e cila ka njoftuar për vjedhjen

Një detaj tjetër që është mësuar, është dhe marrja në pyetje e prokurorit të cilit i kanë grabitur zyrën. /albeu.com/



Shtuar më 24/05/2018, ora 13:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori