Kovaçevski: Nga lufta në Ukrainë po e kuptojmë sa i rëndësishëm ishte anëtarësimi ynë në NATO

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për gazetën ditore austriake “Die Presse”, ka thënë se në kohën e agresionit luftarak rus ndaj Ukrainës, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është me rëndësi të veçantë, sidomos për ekonominë e saj.

“Sulmi i pa provokuar i Rusisë ndaj Ukrainës tregon se anëtarësimi në aleatin më të madh botëror mbrojtës – NATO, është me rëndësi të veçantë për çdo anëtare. Ne jemi vend i vogël. Sigurinë tonë e garantojnë të gjitha anëtaret e NATO-s, ka shumë pasoja pozitive për shoqërinë tonë dhe gjithashtu ekonominë tonë. Sepse investitorët e huaj veçanërisht ato nga sektori infrastrukturor, e dinë se janë në një vend të sigurtë, i mbrojtur nga NATO”, theksoi Kovaçevski.

Kovaçevski foli edhe për interesin e vazhdueshëm gjeostrategjik të Rusisë për Ballkanin.

“Ballkani Perëndimor gjithnjë ka qenë interes për Rusinë. Ndikimi i saj përmes mediave, duke përfshirë dhe disa aparti të vogla politike, gjitnjë ka qenë rprezente. Rusia ka interes për konflikte të ngrira në Ballkan, të cilat u pamundësojnë vendeve të kalojnë rrugën e tyre drejt integrimeve euroatlantike”, shton kryeministri Kovaçevski./Zhurnal.mk