Grabitja e bankës në Tiranë, ekzaminimi i armës nuk zbulon gjurmë
Ekspertët kriminalistë kanë përfunduar ekzaminimin e armës, e cila iu ra autorëve gjatë grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Ekspertët kanë konfirmuar se në asnjë prej sipërfaqeve të armës nuk kishte gjurmë, ç'ka ka bërë që oficerët të kërkojnë informacione dhe fakte të reja mbi grabitjen.

Shpresa e hetuesve mbetet tek ekzaminimi balistik, për të faktuar nëse ajo është përdorur në ngjarje të tjera. Ndërkaq hetuesit pritet të ekzaminojnë edhe motoçikletën e braktisur nga autorët e grabitjes, bën me dije "Klan".

Kujtojmë këtu faktin se një ditë pas grabitjes, motoçikleta u gjet në një rrugë dytësore, mes lagjeve pranë Gjykatës së Tiranës. /albeu.com/


Shtuar më 29/12/2016, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori