Grabitja e bankës/ Lirohet djali i Nehat Kullës
Gjykata e Tiranës ka liruar Robert Kullën, i cili ishte i dyshuar për grabitjen e një prej bankave të nivelit të dytë në ish-Bllok. Për të Gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Djali i Nehat Kullës dhe dy të dyshuarit e tjerë, Roland Liti dhe Alan Babameto, mohuan të kenë “gisht” në vjedhjen e 20 mln lekëve nga një bankë në Bllok, në 8 gusht të këtij viti.

Sot ishte dita e fundit e masës së sigurisë "arrest me burg” prej 45 ditësh. Pas 45 ditësh në "arrest me burg", gjykata nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që Kulla të rezultojë të jetë një nga autorët e dyshuar. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori