Grabitja e bankës tek ish-Blloku, alarmi “tradhëtoi” autorët
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dy autorët e dyshuar për vjedhjen e filialit të BKT-së në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 8 gusht 2016">2016.

Shtetasi Roland Liti akuzohet se ka kryer veprat penale “vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, si dhe Alan Babameto i akuzuar për “vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, për gjykimin e çështjes, më 8 gusht, rreth orës 08:15, policia u njoftua se ishte vjedhur banka e nivelit të dytë në Tiranë.

Persona të paidentifikuar, duke hapur një vrimë në murin që ndan bankën me një ambient tjetër privat, kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës dhe më pas kanë hapur një vrimë tjetër në murin prej betoni të kasafortës së bankës.

Njëri prej autorëve ka hyrë brenda ambienteve të dhomës kasafortë të bankës dhe ka marrë nëpër raftet metalike shumën e rreth 190.000.000 lekëve. Autorët më pas janë larguar nëpërmjet dy vrimave, të cilat ishin hapur më parë.

ALARMET E BANKËS

Në ambientin e pabit janë gjetur sende të lëna nga autorët si leva hekuri, kriko automjeti, pllaka metalike, tuba metalikë, bidonë uji, një fishek brave i thyer.

Në ambientin e dhomës kasafortë është gjetur një tub plastik, i cili ka në fund të tij të ngjitur me izolant të bardhë një pasqyrë (besohet se është përdorur gjatë hapjes së vrimës në mur për të parë ku ishte dalja). Banka ka sistem kamerash dhe sensorë, gjithashtu edhe dhoma kasafortë nga brenda ka sistem sensorësh, shkruan Panorama.

Nga goditjet që kanë bërë autorët natën e së premtes dhe së shtunës, sensorët kanë dhënë alarm te telefoni i drejtorit të bankës, te përgjegjësi i sigurisë së bankës, te drejtoresha e operacioneve, te SHPFS dhe te salla e sigurisë në drejtorinë e përgjithshme të bankës.

Ditën e premte në datën 05.08.2016">2016, pas marrjes së sinjalit ka shkuar në bankë drejtori i bankës dhe pasi nuk ka konstatuar gjë është larguar. Ditën e shtunë ka rënë sinjali i sensorit të kasafortës dhe aty ka ardhur drejtori i bankës e përgjegjë- si i sigurisë së kësaj banke. Kjo dallohet edhe në pamjet filmike, ku ky i fundit pasi është futur në ambientet e bodrumit dhe të dhomës kasafortë ka kontrolluar, por nuk ka konstatuar gjë.

ALARMI I TRETË

Në datën 06.08.2016">2016, rreth orës 05:00, i ka rënë përsëri alarmi në telefonin e tij, por duke pasur shpeshherë sinjale të rreme e ka mbyllur atë. Të nesërmen ai ka marrë në telefon shefin e sigurisë së brendshme dhe e ka njoftuar për këtë sinjal të natës së kaluar.

Pas kësaj, të dy së bashku rreth orës 10:00 të datës 06.08.2016">2016 kanë shkuar te filiali i bankës dhe kanë hapur derën e kësaj banke. Më pas janë futur brenda dhe kanë shkuar në bodrumin e bankës ku ndodhet dhoma e kasafortës dhe nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi. /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2017, ora 16:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori