Barcelona mes spektalit shkatërron Napolin (VIDEO)

Barcelona ka fituar ndaj Napolit  2-4në stadiumin Diego Armando Maradona.

Goli i parë erdhi në minutën e 9-të, kur asistimin e Adama Traores e ktheu në gol Jordi Alba.

Vetëm katër minuta më pas ishte Frenkie de Jong që shënoi për 2-0.

Napoli arriti të zbus të shifrat në 2-1 me golin e Lorenzo Insignes nga penalltia.

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Gerard Pique që shënoi për 3-1.

Barcelona nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke qenë më e mirë në fushën e lojës.

De Jong rrezikoi në minutën e 55-të, por kësaj radhe nuk kishte fat.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 59-të, kur Pierre Emerick Aubameyang shënoi për 4-1.

Napoli arriti të shënonte në minutën e 87-të, kur Matteo Politano shënoi për 4-2.

Barcelona kalon në 1/8 e Europa League. /albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 23:09