Kjo është fuqia e pasaportës së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut është në vendin e 47-të në botë për nga fuqia e pasaportës, ndërsa qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 123 vende, njofton SHENJA.

Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.

Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 39-të, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 133 vende, Mali i Zi i 46-ti me 124 vende, Bosnje dhe Hercegovina renditet 52-ta me 117 vende, dhe Shqipëria në pozitën e 54-të me 114 vende.

/SHENJA/


Shtuar 8.01.2020 18:25