Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përplas një 13-vjeçar me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maliq.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën e fshatit Orman, ku një drejtues mjeti me iniciale Xh. Sh. ka përplasur një 13-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

I mituri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore kurse drejtuesi i mjetit u shoqërua për veprime të mëtejshme në Komisariat./albeu.com/