Grabitja e 2.3 mln dollarëve, kurshëriri i autorit: Ja kur kam folur për herë të fundit me Jetmirin
Pas njoftimit të policisë për zbardhjen e personit të 6 i cili dyshohet të ketë lidhje me grabitjen e 2.3 milionë dollarëve është marrë dëshmia e kurshëririt të Jetmir Çerpja.

“Nuk kam asnjë informacion se ku mund të ndodhet Jetimiri. Se kam takuar që në muajin dhjetor”. Kështu deklaroi Qerim Çerpja, kushëriri i parë i autorit të 6 të grabitjes së Rinasit, Jetmir Çerpja, (Admir Çerpja sipas policisë) i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Në një intervistë për ‘News24, Çerpja thekson se nuk ka asnjë dijeni për veprimtarinë e kushëririt të tij dhe se mund të ketë lidhje me grabitjen e 3.2 milionë dollarëve të bankës BKT më 9 shkurt.

Nga ana tjetër djali i xhaxhait të Jetmir (Admir) Çerpjas pohoi se po të kishte dijeni për vendndodhjen e kushëririt do t’ja bënte të ditur policisë. Ndër të tjera Qerimi akuzoi policinë se gjatë bastisjes së banesës së tij në Zall Dardhë i shkaktoi dëme, duke i thyer derën dhe rrethimin e jashtëm. Çerpja tha se kishte shkuar në prokurori të bënte denoncimin për rastin në fjalë dhe se nuk ia kishin pranuar.

“Nëse do kisha informacion se ku ndodhej Jetimir, do informoja policinë. Policia më bastisi shtëpinë në Zall Dardhë. Më bastisën shtëpinë dhe nuk më dhanë arsye. Policia theu derën dhe rrethimin e jashtëm. Shkova në prokurori, nuk më morën denoncim. Do padis policinë, më shkatërruan shtëpinë”, theksoi Qerim Çerpja.Qerim Çerpja./albeu.com/
Shtuar më 15/02/2017, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori