Grabitja e 100 mijë eurove në Rinas, roja i Policisë Private: Këto i çon vetë shteti! (VIDEO)
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Tiranë-Rinas ku është grabitur një makinë parash e një banke të nivelit të dytë ku janë marrë me forcë 100 mijë euro.

Mësohet se grabitja është bërë nga dy makina të cilat fillimisht kanë aksidentuar me qëllim makinën e bankës e pastaj me anë të armëve dhe sendeve të forta e kanë grabitur.

Një video e sjellë nga dëshmitarë okularë të ngjarjes për Klan Tv tregon momentet pas grabitjes ku gjatë videos mund të dëgjohen rojet e bankës që bërtasin:

“Patrulla ishte aty patrulla, të q…motrën i merr shteti vetë këta se s’ka mundësi”.! /albeu.com/

Grabitja ne Rinas

Shtuar më 09/02/2017, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori