Grabiti shumën e majme në banesë, arrestohet 31 vjeçari
Policia e Cërrikut ka zbardhur një vjedhje duke arrestuar një 31 vjeçar pasi dyshohet se ka grabitur një banesë.

R. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 04.03.2020, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit H. M., ku ka marrë 800.000 lekë dhe 500 €.

Vijon puna për gjetjen e shumësparave, të cilat dyshohet se i ka fshehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.






Shtuar më 05/03/2020, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori