Grabiti paratë në Rinas dhe i fshehu në frigorifer, ja kush është Aleks Pepa (FOTO LAJM)

Aleks Pepa është i dyshuari kryesor i grabitjes branda pistës së Rinasit dhe vetëm pasi ky detaj u bë i dituar policia bëri të mundur sekuestrimin e një sasie parash prej 50 mijë eurosh të cilat dyshohen se janë pjesë nga ato të grabiturat.

Dyshimet janë shtuar akoma më shumë pasi ato janë gjetur të fshehura brenda në frigorifer ndërsa janë dërguar për ekzaminime në laboratorin shkencor.

Pak kohë më parë prokuroria lëshoi urdhërarrest për Pepën nga Elbasani si të dyshuarin kryesor të grabitjes së 30 qershorit në Rinasit.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni “Aeroporti”, për dokumentimin e plotë me prova ligjoregrabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit me datë 30 Qershor 2016, si dhe për kapjen e autorëve:

Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore, për sekuestrimin e provave si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin e Rinasit që transportoheshin nga policia private “Nazeri 2000”, ju informojmë se:

Në Elbasan në banesën e shtetasit A.P, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh.

Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer.

Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016./albeu.com/

Shtuar më 22/02/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori