Grabiti me armë argjendarinë në Elbasan, identifikohet autori
Është identifikuar autori i cili grabiti argjendarinë në Elbasan, shumë pranë komisariatit.

Ai ka vjedhur në argjendarinë në pronësishtetases A.B nën kërcënimin me armë.

Njoftimi i policisë

Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësishtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2020, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori