Grabiti me armë 5 mln lekë në bankë, arrestohet autori
Arkiv
Autori i grabitjes së filialit të një banke në Tiranë u arrestua sot nga policia e kryeqytetit rreth një vit pas krimit. Burime zyrtare të policisë, thanë se kanë vënë në pranga shtetasin Admir Zyko, 22 vjeç, i akuzuar për grabitjen e filialit të BKT në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Grabitja ka ndodhur në 17 shkurt të vitit 2010 në filialin e bankën “BKT” në rrugën “Myslym Shyri” ku 22-vjeçari u fut në ambjentet e bankës i armatosur dhe me maskë dhe nën kërcënimin e armëve arriti të grabisë një shumë parash dhe më pas të largohet.

Policia ka pohuar se shuma e parave të vjedhura ka qenë 5 milionë lekë të vjetra. Pas arrestimit të autorit të ngjarjes, policia ia kaloi çështjen prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 11/01/2011, ora 10:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori