Grabiti farmacinë me armë lodër, dalin pamjet kur autori largohet (VIDEO)
Një person i maskuar ka arritur të marrë një shumë të konsiderueshme në një farmaci në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, ndërsa autori ka qenë i maskuar dhe i veshur sportiv me një bluzë ngjyrë gri me kapuç.

Më pas autori ka lëvizur në këmbë në rrugën “Bardhok Biba” ka dalë në unazë tek rruga “Urani Pano”. Sipas policisë ka një person të dyshuar që mund të jetë autori i kësaj ngjarje ndërsa po punon për kapjen e tij.

21-vjeçari dyshohet se përdori një një pistoletë lodër dhe duke kërcënuar me atë, ai mori xhiron ditore mbi banak rreth 200-300 mijë lekë. I riu e ka kryer grabitjen i vetëm, por nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë.



Shtuar më 27/01/2021, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori