UEFA mbush arkat e klubeve shqiptare, ja shuma që do marrin Tirana dhe Laçi

Tirana dhe Laçi do jenë dy skuadrat shqiptare që ndeshjet eliminatore në kupat e Evropës do i luajnë në transfertë, pasi ky ishte fati i shortit.

Për shkak të COVID-19, UEFA ka vendosur që skuadrat që luajnë jashtë, do të udhëtojnë me çarter për arsye sigurie, dhe nga ky rregull nuk mund të përjashtohen dy skuadrat shqiptare.

Po ashtu mësohet se është UEFA ajo që do paguajë shpenzimet e skuadrave t’i paguajë ajo, teksa për të dyja ekipet do paguhen nga 40 mijë euro për secilin ekip.

Bardheblutë do të luajnë me gjeorgjianët e Dinamo Tbilis, ndërsa kurbinasit me skuadrën nga Azerbajxhani, Keshla.


Shtuar 12.08.2020 12:24