Grabiti 4 mijë euro me armë zjarri, arrestohet autori
Policia ka kapur dhe arrestuar bashkëpunëtorin e vjedhjes me armë të ndodhur dy ditë më parë në Vlorë.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Marjo Bregu, 30-vjeç, banues në Vlore.

Ai akuzohet si bashkepunetor i vjedhjes me arme qe ndodhi ne ish fushen e druve te qytetit, kur bashke me nje tjeter, i grabiten 29-vjeçarit A.B 4 mije euro.

“Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”, një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volksëagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi”- tha policia.

Sipas saj, pas hetimeve intensive, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 140 dhe 25 i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 02/07/2017, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori