Grabitet pika e grumbullimit të hekurit nga 2 të armatosur, vidhen 4 milionë lekë
Mesditën e sotme, dy persona të armatosur kanë grabitur një pikë grumbullimi hekuri në afërsi të Mëzezit në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona të armatosur kanë dhunuar rojen dhe punëtorët e tjerë të pikës së grumbullimit. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë mundur të grabisin rreth 4 milionë lekë.

Grabitësit ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë, por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjërin nga punonjësit. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, pasi kanë marrë paratë ata janë larguar me një makinë tip E-Class me targë AA 118 DM.

Lidhur me këtë grabitje, blutë e Tiranës kanë nisur menjëherë hetimet për kapjen e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori