“Kushtetuesja” legjitimoi 30 qershorin, PD me lëvizje surprizë! Voltana Ademi shpjegon gjithçka

Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e sotme të legjitimojë zgjedhjet e 30 qershorit, zgjedhje që u mbajtën në mungesë të opozitës.

Ndërkohë Partia Demokratike ka gati skenarin e veprimit pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, të cilësuar si të padrejtë nga ana e tyre.

Ka qenë kryetarja e shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi, e cila ka dhënë sqarime të mëtejshme se si do të vijojë procesi.

Komentet ajo i bëri në studion e “Radarit Informativ” në ABC, ku ishte e ftuar.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës paralajmëroi se nëse Gjykata Kushtetuese nuk i shpall ilegjitime zgjedhjet do ta çojnë çështjen në Strasburg.

“Ne pretendojmë që ky proces ka qenë ilegjitim. Gjykata nëse do marrë një vendim, do marrë një vendim të qartë. Nëse s’jemi të kënaqur me vendimin do shkojmë në Strasburg. Nëse Kushtetuesja s’e merr fare në konsideratë të marrë një vendim në këtë rast bëhet e vështirë për të shkuar në Strasburg.

Kur e kam bërë kërkesën kam shpresuar të kishim një gjykatë funksionale”, tha Ademi./albeu.com/