Grabitet në mesnatë marketi në Librazhd, vidhen para dhe steka me cigare
Policia njofton se nga marketi në pronësi të shtetasve A.K., dhe B.Q., janë vjedhur 55 000 lekë dhe disa steka me cigaremarkave të ndryshme.

Njoftimi i policisë Librazhd:

Gjatë natës në qytetin e Librazhdit, në marketin në pronësi të shtetasve A.K., dhe B.Q., persona ende të paidentifikuar ka vjedhur rreth 55 000 lekë dhe steka me cigaremarkave të ndryshme.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 27/05/2020, ora 17:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori