Grabitet me armë një market në periferi të Tiranës
Pak minuta më parë është grabitur me armë një market në Allias.

Një person i armatosur dhe me maskë mësohet se ka arritur të marrë xhiron ditore dhe është larguar.

Nën presionin e armës arkëtarja i ka dorëzuar paratë autorit i cili është larguar me vrap në drejtim të paditur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka ngritur disa postblloqe në zonë për të arrestuar autorin.

Nuk dihet ende shuma e grabitur. Po merret në pyetje arkëtarja si dhe pritet që filmimet e kamerave të sigurisë së marketit të zbardhin detaje mbi ngjarjen.

Informacioni paraprak i Policisë:

Ne Allias nje shtetas i veshur me te zeza dhe me kapuc dhe i dyshuar me arme tip pistolete ka hyre te nje market dhe ka marre xhiron ditore dhe me pas eshte larguar.

Jane ngritur pikat e kontrolli nga ana e policise.
/Albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori