Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “
Siri Kodra” në Tiranë. Bëhet e ditur se një 20-vjeçar ka hyrë në një farmaci rreth
orës 18:18.
Nën kërcënimin e
armës ai ka marrë 80 mijë lekë dhe është larguar me shpejtësi. Policia është në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e
autorit.
Njoftimi i Policisw:
Më datë 10.01.2017, rreth
orës 18:18, në rrugën "
Siri Kodra", tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qënë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh.
Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e
autorit./Albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017,
ora 19:15