Persona të maskuar dhe të
armatosur kanë grabitur fabrikën e sheqerit, duke lidhur e terrorizuar
rojen e duke rrëmbyer paratë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20 në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ku tre persona ende të paidentifikuar, me
maska dhe të dyshuar të
armatosur, kanë hyrë nga muri i pasëm i fabrikës, ku kanë lidhur
rojen dhe u kanë marrë celularët, më pas kanë hapur me forcë kasafortën ku kanë marrë 140.000 Lekë.
Ndërkohë, policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2017,
ora 08:43