Grabitet kazinoja dhe dyqani i celularëve
Dy grabitje kanë ndodhur brenda pak minutash mbrëmjen e sotme në Tiranë. Persona të pa identifikuar me maska dhe të armatosur kanë grabitur një kazino në rrugën “Hoxha Tahsin”.

Grabitja dyshohet të jetë kryer nga dy persona ndërkohë që nuk bëhet me dije shuma e parave të marra.

Vetëm pak minuta më vonë dy persona të maskuar kanë grabitur një dyqan celularësh në Kombinat dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas sinjalizimit policia ka shkuar në vend ngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shtuar më 25/02/2014, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori