Grabitet i riu që po kalonte kufirin për në Greqi, arrestohen dy vëllezër në Peshkopi
Dy vëllezër nga Peshkopia kanë grabituar bashkëudhëtarin e tyre ndërkohë që po kalonin ilegalisht kufirin kufirin greko –shqiptar.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të Vijës së Gjelbër, ndërsa në kërkim është shpallur edhe taksisti i cili ka transportuar personat nga Volosi i Greqisë në afërsi të kufirit shqiptar.

Taksisti i ka marrë të tre personat së bashku, të cilët janë identifikuar si Adolf dhe Fisnik Veseli nga Peshkopia.

Taksisti i kishte këshilluar që të kalonin kufirin nga mali për t’iu shmangur gjobës së kalimit kufitar, pasi nuk dispononin dokumentacion të rregullt.

Ndërsa janë nisur drejt malit, dy vëllezërit 22 dhe 24 vjeç e kanë sulmuar fizikisht 26-vjeçarin dhe pasi i kanë marrë lekët janë larguar me shpejtësi, por janë kapur nga policia në aksin nacional Kapshticë-Bilisht.

Pasi ka zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, policia ka shpallur në kërkim edhe taksistin, 28 vjeç nga Peshkopia./albeu.com/



Shtuar më 09/02/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori