Një farmaci në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka
ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku një person ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e nje arme
lodër ka arritur të marrë një shumë parash. Ngjarja ka
ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes.
Shuma e parave të marra nga ana e grabitësit ka qenë xhiroja ditore e farmacisë. Grabitësi, i cili nuk është identifikuar ende ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë
lodër, çakmak.
Pasi ka nxjerrë armën
lodër ai ka kërcënuar dhe kanosur shitësin në mënyrë që të mos bënte zë dhe të merrte vlerën monetare që ishte gjendje. Pasi ka marrë shumën e parave ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka bërë sekuestrimin e dhjetra kamera të sigurisë për të zbuluar kush është grabitësi dhe itinerarin e largimit.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 12:40