Grabitet në Tiranë një dyqan nën kërcënimin e thikës
Maskat janë vënë sërish në lëvizje, ndërsa një vjedhje është shënuar pak minuta më parë në kryeqytet. Portali Albeu bën me dije nga të dhënat e para se grabitja ka ndodhur në "Rrugën e Durrësit", ku pre e hajdutit ka rënë dyqani i një kompanie interneti.

Nga hetimet paraprake, policia bën me dije se dyqani është grabitur nga një person i maskuar dhe i pajisur me thikë, ndersa është larguar nga një rrugë dytësore. Dyshohet se grabitësi ka marrë 500 mijë lekë. /albeu.com/




Shtuar më 07/05/2015, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori