Grabitet dyqani i celularëve në Durrës, policia jep detajet
Një person ka grabitur nën kërcënimin e thikës, xhiron ditore të një dyqani celularësh, në Durrës.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit, ndërsa autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar.

Informacion paraprak:

Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 07/10/2020, ora 20:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori