Grabitësit nuk kursejnë edhe makinën e Gardës
Arkiv
Grabitësut tashmë nuk po kursejnë as makinat e personaliteteve dhe krerëvet të intistucinoneve. Gjatë natës së kaluar është vjedhur makina e Gardës së Republikës, të cilën e mbante në përdorim shoferi i këtij institucioni, shtetasi P. Gjeci.

Ky i fundit e kishte parkuar makinën poshtë banesës së tij në rrugën ‘Mine Peza’, makinë të cilen nuk e ka gjetur të nesërmen. Pas marrjes së kallëzimit në komisariatin numër 3, policia e Tiranës po punon për identifikimi e autorëve të vjedhjes së makinës Tip Golf 3, me targe TR 6976P në pronësi të Gardës së Republikës. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë arritur të vidhen dhe 4 makina të tjera në zonen e Berzhitës, Laprakës dhe Kompleksit Dinamo. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2012, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori