Grabitësit bënin kërdinë në Rinas, Aviacioni Civil paska qenë i zënë duke bërë para
Pas grabitjes në Rinas, një tjetër hije skandali po qëndron rreth Autoritetit të Aviacionit Civil. Përveç sigurisë ky autoritet, ka probleme edhe me transfertat apo detyrimet.

Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të ishte transferuar në zyrat e reja që në datën 15 shkurt. FaxNeës ka publikuar kopjen e kontratës së nënshkruar ndërmet këtij autoriteti dhe Tirana Business Park, ku është bërë edhe pagesa e garancisë me vlerë 20252.96 euro.

Në kontratë thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil, ka marrë me qira sipërfaqe magazine, 937,7 metra katrorë dhe 14.3 metra katrorë. Në kontratë shkruhet se afati për përdorim është deri në datën 14 shkurt 2021, ndërsa palët kanë edhe të drejtën e rinovimit.

Ndërkohë Autoriteti i Aviacionit Civil, nuk është zhvendosur dhe paguan qira për dy objekte, ku vetëm për njërin, shuma është 13 mijë euro.

Raportohet se punonjësit e këtij autoriteti detyrohen që të firmosin fatura për kompani fantazmë apo për shërbime të pakryera kurrë. Sipas faturës, janë paguar 66.000 lekë për një eskavator 20 ton. Për këtë faturë është vënë në dijeni edhe kryeministri Edi Rama.

Mësohet se punonjësit për të mbajtur vendin e punës, detyrohen të firmosin fatura fallco, madje edhe në emër të kryeministrit, për kompani që nuk janë të regjistruara. Punonjësja i ka dërguar gjithashtu një email edhe kryeministrit.
Shtuar më 16/04/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori