Serbia kërkoi kthimin e ushtrisë dhe policisë në Kosovë, KFOR i kthen përgjigje

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka kthyer përgjigje zyrtare Qeverisë së Serbisë mbi kërkesën për kthimin e një pjesë të forcave të saj në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe, përfaqësues së Ushtrisë së Serbisë në natën e Krishtlindjes Ortodokse, në orën 19:00, në pikëkalimin kufitar të Merdares, kanë marrë përgjigje për kërkesën e kthimit të rreth 1,000 ushtrëve dhe policëve serbë në Kosovë, shkruan Express.

Dokumenti i marrë nga KFOR është dorëzuar në kabinetin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç nga ministria e Mbrojtjes së Serbisë.

Nuk është bërë ende e ditur përgjigja që KFOR i ka kthyer shtetit serb për këtë kërkesë./Albeu.com/


Shtuar 6.01.2023 21:19