Grabiten disa kompjutera në zyrat e OSHEE në Tiranë
Një vjedhje në zyrat e OSHEE në kryeqytet është shënuar në orët e para të ditës, ndërsa janë marrë disa kompjuterë. Zyrat e vjedhura të OSHEE ndodhen në rrugën "Ismail Qemali" në Tiranë, raporton Portali Albeu.

Nga të dhënat e para mësohet se kompjuterët janë marrë pasi është thyer dera kryesore. Lidhur me këtë grabitje, në vendngjarje është gritur një grup hetimor, e ndërsa tashmë janë sekuestruar disa kamera të bizneseve përreth. Policia ka bërë me dije se ende nuk ka autorë të arrestuar. /albeu.com/





Shtuar më 20/05/2015, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori