Grabitën 5 KG flori, prangosen dy autorët
Arkiv
Dy persona janë arrestuar nga policia e Beratit për grabitjen e 5 kg flori gjatë ditës së premte. Mësohet se Emiljano Gute dhe Gjino Dule të maskuar me maska dhe me armë kanë kërcënuar shitësen e aregjendarisë duke i vjedhur sende të çmuara në masën e 5 kg dhe më pas e kanë lidhur atë.

Disa metra larg vendit të ngjarjes policia sekuestroi edhe një armë të tipit kallashnikov të grabitësve dhe një unazë floriri. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2012, ora 16:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori