Grabitën 1 mijë euro me kallashnikov, arrestohet 4 shqiptarët

Policia greke ka vënë në pranga 4 të rinj shqiptarë në Greqi.

Ato u arrestuan në Janinë pasi akuzohen si grabitës të një pike karburanti në qytetin grek.

Mësohet se shqiptarët janë vënë në pranga pasi i ka tradhëtuar kamerat e sigurisë në karburantin ku kryen vjedhjen.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në orët e para të mëngjesit ku të rinjtë shqiptarë, identiteti i të cilëve akoma nuk dihet kanë grabitur me armë një karburant në rrugën Janinë-Konicë.

Mësohet se të rinjtë kishin në duar kallashnikovë, me anë të cilëve arritën të grabisin 1000 euro. /albeu.com/


Shtuar më 02/07/2017, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori