Grabiste bashkë me të dashurën, kush është i riu që u arratis nga burgu i Rrogozhinës
Institucioni i vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë ka bërë me dije se është
arratisur një i dënuar.
Sipas burimeve, mësohet se i burgosuri është Fatjon
Bushgjoka.
Personi në fjalë i cili është i njohur për mediat nuk është kthyer në burgun e
Rrogozhinës, pas përfundimit të orarit të lejes së dhënë.
Bushgjoka është dënuar vite më parë me 6 vite
burg për grabitje të dhunshme.
Atij i kishin mbetur për të kryer dhe 1.8 vite
burg, por sot rezulton të jetë i
arratisur nga burgu i
Rrogozhinës.
4 djemtë dhe vajza u ngrinin kurthe qytetarëve duke përdorur Kristinën si karrem, e cila u kërkonte telefonin për të folur viktimave.
Më pas, 4 djemtë mbërrinin dhe ushtronin presion ndaj qytetarëve dhe në rast kundërshtimi dhunoheshin derisa të dorëzoheshin.
Policia po punon për gjetjen e të burgosurit dhe ta rikthej atë në qeli për të kryer dënimin. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2019,
ora 17:28