Grabisnin shtëpitë e futbollistëve, arrestohet çifti shqiptar për 33 vjedhje
Më shumë se 33 vjedhje të kryera kryesisht ndaj shtëpive në periferinë jugore të Atikës, përfshirë edhe të futbollistëve të njohur.

Gjatë një operacioni të policisë greke ka përfunduar në pranga një 34 vjeçar shqiptar me profesion bojaxhi dhe një grua 35 vjeçare po shqiptare, ndërsa tre shqiptarë të tjerë të identifikuar janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të tyre.

Sipas policisë, i akuzuari në vitin 2017, kishte ngritur një organizate kriminale duke kryer vjedhje sistematike në shtëpitë luksoze dhe në apartamente, duke marrë kryesisht bizhuteritë, orët e shtrenjta, paratë dhe veshjet firmato.

Grupi ka kryer të paktën vjedhjen e 8 banesave të futbollistëve dhe ish-futbollistëve të klubit të futbollit grek, "Olimpiakos".

Për të kryer vjedhjet, sipas policisë greke, ata përdornin kryesisht dy automjete. Gjatë vjedhjeve ishin të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, duke përdorur doreza si dhe duke mbuluar tiparet e fytyrës, ndërsa për të komunikuar përdornin karta telefoni të regjistruar në emra inekzistentë.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar sasi të mëdha orësh, bizhuterish, telefona celularë, çanta të shtrenjta, spray piper, 700 euro dhe dy makina të përdorur për të kryer veprimtarinë e tyre kriminale.

Të paraburgosurit u dërguan pranë prokurorisë së Athinës.
Shtuar më 03/06/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori