Grabisnin me dhunë, arrestohen dy persona
Katër ditë pas prangosjes së dy të rinjve që grabisnin njerëzit në rrugë, policia e Shkodrës ka vënë në pranga dhe dy të tjerë. Të arrestuarit janë Artan Ndreu, 33 vjeç dhe Fabjan Marku, 27 vjeç.

4 ditë më parë policia arrestoi Klodian Sinaj, 23 vjeç dhe Albert Paja, 26 vjeç. Nga hetimet e policisë rezulton së në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur me dhunë, deri tani në pesë raste të zbuluara, varëse floriri. /albeu.com//
Shtuar më 08/05/2012, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori