Grabisnin banesa e biznese, në pranga 15 shtetas shqiptar
Pëlqej
Policia italiane ka arrestuar disa shqiptarë në disa zona të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se janë vënë në pranga 15 shtetas shqiptarë, pasi akuzohen se kanë kryer 53 vjedhje ose tentativë për vjedhje nëpër shtëpi në Piemonte, Lombardia dhe Liguria.

Ky aksion i forcave policore ku u arrestuan shqiptarët është qujatur "Prometeu tre" dhe është në vijim të një operacioni që ka nisur që prej vitit të klaura kur policia italiane arrestoi edhe 25 persona të tjerë si të përfshirë në vjedhje dhe grabitje të shtëpive dhe bizneseve ne disa zona të italisë. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2018, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori