Grabisin me armë karburantin në Ibë, në kërkim dy autorët
Mëngjesin e kësaj të shtunë persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur një pikë karburnati.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan në fshatin Ibë ku të maskuar dhe nën kërcënimin e armës janë marrë 25 mijë lekë, telefonat celularë të dy punonjësve të turnit dhe disa sende të ndryshme.

Uniformat blu kanë nisur hetimet ndërsa dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Elbasanit pasi kanë grabitur paratë në pikën e karburantit.

Nga pamjet filmike është identifikuar mjeti i autorëve i cili ka qenë pa targa dhe aktualisht po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar të cilët sipas deklarimeve të dhëna nga punëtorët e karburantit janë të moshës 25-30 vjeç./albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori